Wednesday, October 28, 2015

Ndjesi, mbas nji interviste...



Foto:Rozafa Shpuza




Kajherë stinët ndërthueren kaq çuditshëm, sa na nuk mbërrijmë me kapërdi ndjesitë e brishta të kacafytuna ambël ndërvedi... Rob të rutinës së përvjetshme, të shinave kryeneçë që shpërlajnë pa pikë mëshiret idilet naive të pushimeve verore, u gjendëm jogadi me përballue përvëlimin misditor e dallditë e ajrit të kristaltë, që na serviri tetori i simjetshëm...
Por, me gjithë këtë eufori stinore, nadjet e tetorit janë monotone për gjithkënd që çohet herët për me shkue në punë, e teksa pin nji kafe, u hedh nji sy titujve të gazetave. Po tham “titujve”, se gazetat janë ba si gojt’ e hallkut, që s’prajnë tue zhdrivillue histori bajate, të përdala, të stërndime e stërmërzitshme...

E, kësisoj, e ulun te lokali afër zyrës, ku ndihet veç shfrimi i ekspresit, veçoj titujt ma intrigues e rrekem me marrë prej këtyne artikujve ma të mirën...
Bash dje, u ndala e tronditun te intervista e nji kangtareje që ishte përdhunue në “kaushët” e komunizmit. E përpiva atë artikull, por m’u desht me iu rikthye edhe nji herë, edhe nji herë tjetër...
Çudi!!! Si mundet dikush, e për ma shumë nji femen, me thanë “i kam falë” ata që e kanë përdhunue, ndërkohë që ata nuk i kanë kërkue të falun?!

Si mundet me derdhë lot vetëm në çastin kur pohon se baba i saj “Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë”..., e jo kur thotë se i kanë vue nji batanije në krye dhe e kanë përdhunue..., apo kur i kanë ba gjylpana te “kaushi  i Tiranës” dhe prej tyne ka përfundue në çmendinë?!
Pjesa e parë e intervistës asht nji si himn për komunizmin. Ajo ndihet e realizueme dhe e thotë tanë krenari: “Fitoja dinjitet dhe forcë, kur vrapoja në festivale, në dekada maji”... apo entuziazmi në pohimin tjetër, pasi kishte mbarue Shkollen e Partisë: “Hej shoqe, gjithçka mund të bëhet. Se unë jam edhe nënë me fëmijë, edhe bëj shkollën, aktivitetet, punën e rris edhe fëmijën”.
Madje, kangtarja nervozohet me gazetaren, që tronditet kur merr vesht se prokurorët ishin përdhunues: “- Pse e tmerrshme. Sa vite je gazetare, s’i ke dëgjuar këto…”.

Nuk mundem me gjykue aspak kangtaren, madje më vjen fort keq për historinë e saj të tmerrshme, por mundem me “gjykue” gazetaren. Ndoshta ajo asht dashtë me e kuptue, qysh në krye të herës, se kangtarja nuk mundet me hedhë poshtë komunizmin, nuk mundet me hedhë poshtë përkushtimin e saj për atë sistem barbar. Ajo ka kenë pjesë e randësishme e tij e kësisoj ndihet krenare për këtë gja.
E unë, njisoj si Sartri "I URREJ VIKTIMAT QE RESPETOJNE EKZEKUTORET E TYRE".

 
Rozafa Shpuza

Mbështetun në intervisten: “Alida Hisku: Si na përdhunonin prokurorët e sigurimsat në qeli”


http://shqiptarja.com/m/home/alida-hisku-si-na-p-rdhunonin-prokuror-t-e-sigurimsat-n--qeli-323585.html




Tuesday, October 27, 2015

Trille Shkodre - Album fotografik
















Shkoder 2015
 © Rozafa Shpuza-All Rights Reserved

Saturday, October 24, 2015

Pas kuintash ...





















Nga ekspozita "Trokitje kujtimesh"

© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved.

Wednesday, October 14, 2015