Fluturimi i shkujdesun i nji kumrije e grinosi edhe ma fort vransinën që kaploi supet cullake të qytetit heshtak, por banorëve indiferentë nuk ju bajnë ma përshtypje tekat e shiut që derdhet turrshëm mbi syprinat shterpe. Tjegullat, mbasi pijnë të etuna hurbat e para, fillojnë me shfry dufin ndër ulluqet që gurgullojnë prej kënaqësisë. Harqet perfekte të çadrave përcjellin teposhte epshin e lagshtuem të bojnave të tyne, kurse trotuaret rreken kot me i dhanë formën kaotike të pllakave rrëkeve hujlije. Mjafton nji përplasje grrilash prej turfullimit të erës që pellgjet me zaptue rrugë e rrugica.
Shiu nuk ka nji stinë të tijën. Ai bubrron ngeshëm ndër ta tue shkërmoqë përcaktimet strikte të kalendarëve e parashikimet hermetike të meteorologëve.
Ma ka anda me ecë nën shiun që më rrok me gishta elegantë. Flasim me kode pikash marroqe e prajtaz bahem e tija pa mujt me i rezistue prekjes fatale ...
- Ma nis nji mesazh vetimash!
Medet, vetimat shkrepin rrallë e unë ndjej mall për mesazhe zemre. Eci e përqafueme me shiun. Hapat pllaquriten tue turbullue imazhin tem ndër to. Bubullimat shprazen ndër skuta memece e më pëshpërisin se dalldisjet e shpirtit janë fluturake e fiken shpejt... Kur lotët më kanë kërrusë, rrathët e pikave ndër pellgje i zhbajnë zgripet e dashnive të bjerruna... Kur eci kuturu, pa e ditë stacionin e mbramë, strehët pikojnë përmallshëm e më drejtojnë kah nji prag mikpritës...
Sa herë kthehem prej shtegtimeve të lodhshme, shiu bjen pa pra' e furia e tij më davarit ankthin e pritjes së kapërthyeme ndër akrepa që rrotullohen në vedi pa shënue asgja. Vransina shkapetet në mue e ngjyra e syve më tjetërsohet tue ju përngja orgjisë së reve të mbarsuna me shi.
E di se kam me ikë e prap kam me u kthye, se vetëm këtu mund të marr mesazhe vetimash permes kodit të heshtun të shiut...

No comments:
Post a Comment