Friday, July 29, 2011
Wednesday, July 27, 2011
Tuesday, July 26, 2011
Monday, July 25, 2011
Wednesday, July 20, 2011
Sfida e heshtjes - Rozafa Shpuza
(Monolog kushtuar muzës sime)
Buzëqesh që të të ëmbëlsoj, por ti hesht hidhur. Të përshpëris fjalë zemre që të të zbus shpirtin e akulluar, por ti hesht i ngrirë. Të kujtoj çaste që veç ne të dy i dimë që të të drithëroj sado pak, por ti hesht i pacenuar nga drithërimet. Ulërij që të të inatos, por ti prapë hesht i qetë. Përlotem. As lotët s’të mallëngjejnë. U thërras për ndihmë dredhive të Circias dhe joshjes së nimfave, por bëhem akull nga heshtja jote.
Ti di të heshtësh bukur. Të kam zili. Sado bëj përpjekje sfilitëse që të hesht, të të mos tregoj për gjërat që më lumturojnë a më hidhërojnë, të të mos shfaq mallin që më përvëlon, të të mos rrëfej ëndrrat, të të mos përfshij në jetën time që s’ka kuptim pa ty, dështoj e lodhur. Ti vazhdon të heshtësh e s’do t’ia dish për peripecitë e stërmundimin tim. S'kam zë të të them "lamtumirë". Ç’të bëj?
Heshtja nënkupton “jo”-në? S’di pse jam optimiste e shpresoj se dikur ti do të më përgjigjesh. Ndoshta dashuria më mban të gjallë shpresën. Ti vazhdon të heshtësh bukur. E urrej veten kur mendoj se ti hesht bukur. Si mund të jetë e bukur një heshtje? Po kjo e jotja, ndryshe nga të gjitha heshtjet, është e tillë. Mos jam marrosur e s’arrij të gjykoj drejt? Jo, jam krejt e kthjellët kur them se ti më pëlqen edhe kur hesht. Ti ke magjinë të më bësh të drithërohem edhe nga heshtja, ke magjinë të më fusësh ndër labirinte fantazish e të më përplasësh ndër hone të heshtura harrese.
Nganjëherë jam dyshuese në këtë duel me heshtjen e provoj të hesht si ti. Kështu nis sfida ime. Kalon një orë. Iku e gjithë paraditja. Vjen nata e më tundon, por duhet ta përballoj këtë tundimin. Kaloi një javë. A thua e sfidova dëshirën për të folur me ty dhe heshtja e fitoi këtë duel rrëqethës? Oh, gati po më shpërthen kraharori nga fjalët e pathëna, nga ndjenjat e pashprehura, nga puthjet e padhëna që vajtojnë të ngrira ndër buzë...
Po pi shumë kafe. Tymi i cigareve krijon re harrese. Bisedat e rëndomta veçse ma largojnë për pak çaste mendjen. Më në fund arrita të hesht shëmtuar. E përbuz veten se e humba un-in tim të shtrenjtë. Jam shpërbërë në një krijesë të paformë. Nuk e njoh më veten. E në këtë vorbull shkatërruese, kur gjithçka më sillet kërcënuese dhe e paemocion, kur kam humbur harenë, energjinë për të jetuar, më vjen një “heej”, si jehonat e thirrjeve të largëta. Shtangem. Ti e theve heshtjen? Ti më thirre me një pasthirrmë që s’më thotë asgjë, veçse më bën të besoj se je diku përtej dhe i ndjen tallazet e ulërimave të shpirtit tim? Mos pate frikë se më humbe? Frikë se s’do më kesh tënden, frikë se do të bëhesh shkaktar i shuarjes së magjisë, frikë se do mbetesh vetëm, pa rrëfimet e mia të sinqerta?
Rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta. Sfida ime me heshtjen dështoi. Filloj të të tregoj prapë për skutat më të fshehta të shpirtit, për dëshirat, për imagjinatat e mia të hallakatura. Kurse ti, i dashuruar marrëzisht prej meje, vazhdon të dëgjosh monologun tim që kapërthehet fort pas teje e shpërthen hareshëm ndër skaje emocionesh të brishta.
E ashtu, i strukur në mister e i padeshifrueshëm nga afshi i ligjëratave të mia, do të marrësh përherë maksimumin, duke më dhuruar veç heshtjen...
20 korrik 2011
Kroni i katundit - Ernest Koliqi
Shtegu qi çon te kroni asht shetija e katundarvet. Buzë mbramje me buljere në krah, dalin gra e vajza për me mbushun uj në krue. Ndeshen udhës shoqe me shoqe e shëndrrojnë dy fjalë.
Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue.
Dita asht e mundshme ndër katunde e ato biseda mbramjeje disi janë nji pushim e nji argtim. E ndërsa dielli prendon e hana del, kroni i mbushë buljerat nji nga nji tue kendue. Secilës vajzë e secilës grue i kendon nga nji kange te veçante, përse kroni te tana i njef. Vajzat i njef të vogla e i pau dalkadalë tue u rritë; gratë i njef nuse e i pau dalkadalë tue u plakë. Pasqyra e qetë e ujit mban kujtimin e të gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehtë, i kendon gjithkuj kangen e mallëngjyeshme të kohës së kalueme. Por pak kush din ta marrë vesht... E shumta kalojnë habitshëm. Shuejnë etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojnë. Kjo, ndoshta, asht ma mirë për to, sepse kanga e kronit shëndrrohet në vaj, tue jehue në thellsit e shpirtit. Atëherë ma mirë mos me ndigjue.
Monday, July 18, 2011
Thursday, July 14, 2011
Wednesday, July 13, 2011
Tuesday, July 12, 2011
Saturday, July 9, 2011
Monday, July 4, 2011
Friday, July 1, 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)