Thursday, December 9, 2010

Ernest Koliqi - Kumbulla përtej murit

Ai s’dinte, as nuk donte n’at ças, me pa qartas ndër ndiesina të veta të ndërlikueme. Lëshohej me mirakandje në valë të tyne. Donte me hypë mbi at mur e me ngranë aso kumbullash të verdha...  Ndoshta ky ish deshir i vjetër qi zgjohej rishtas mbas nji gjumi dhetë vjetësh. Ndoshta ish trill i ri lindë n’at paq zhegu ari. Por kjo s’i duhej gja m’e dijtë. Dishka ma e fortë se urtija e shtynte m’u ngjitë maje murit.
“Marri! S’jam ma i vogël si atëherë! Dikur do sende mund i bajshëm... Tashti asht marre me më pa kush...”
Ky mendim s’i vjefti. Harroi moshën, humbi njohunin e kohës e të vendit, shtini në punë kambë e duer edhe u gjet maje murit, midis degve të kumbulles. Si i dishruem, me at lakmi për pemë në gemb qi vetëm kalamajt ushqejnë, çoi dorën kah kokrrat e verdha dhe, kur i shtrëngoi ndër gishta për me i këputë, i rrëshqiti nji të dridhun andjeje në trup si të prekte mishin e njomë të nji krijatyre nxehtësisht e gjatë mot andrrue e pritë. Langu i kumbullave i ngjalli në gojë nji shije verash të humbuna, nji amë stinësh të mbrekullueshme shlulzue mbas nji prendimi të largët.


No comments:

Post a Comment