Foto: R. Shpuza
Erret nata e fundit e dashunisë
nisë si për lojë:
ai ec në shputa të larme
shpendesh dimnues në Veri
nëpër banesën shum-dritaresh.
Zogeza mat trollin me kambë të zeza
para se me u nisë për Jug:
zanet e jashme të botes ushtojne
dhe rruga asht e ndame dysh,
gjysa akull e gjysa diell.
Martin Camaj