Tuesday, May 17, 2011

Poezi - Martin Camaj

Leni lumejt

Leni lumejt te derdhen te gjithe ne Adrie
dhe ne detin Jon
e rrezja te lodroje me vale
per kenaqje te zemres e te mendes sone.
Vashat t'i lagun kambet n'uje
para syve tone te qarte.

Ngjyra e grunit dhe e ullinit
t'u shihet ne faqe e ne bebezat e synit
dhe kulmi i shpise te jete bungu
e pragu guri.

Kur te ulen valet
fryma jone do te matet
me gjansine e detit: atehere
do te pushojme
te kambet e bjeshkve te bardha.

* * *

Nji vjetë

Shkove në pranverë
kur kumbullat lulojnë mbi kodër
e shelgjet gjethen në lumë.
Mani n’oborr asht pjekë si tjera herë
e prroni nën shpi u tha,
xhingalla mbi plep ka britë e britë
e ti s’e ke ndie as pa.


Vjeshta kur erdh
e strehët e pullazit lëshuen
ujin n’oborr në kusi,
unë ndeja te dera tue mendue për ty.


Kur era nga bjeshka ia behi
e prroni nën shpi u tha,
dorën që në zjarm isha tue nxe
e prapova tue mendue ty
të ngrime nën dhe.

No comments:

Post a Comment