Në shkurt të vitit 1882, në Rrathgane, në provincën e Dublinit në Irlandë, lindi Xhejms Xhojsi, i cili së bashku me Marsel Prustin dhe Franc Kafken do të bente një Krishna, (një hyjni të trifishtë) të ndryshimeve konceptuale të letersisë moderne të shekullit tonë.
Xhejms Xhojsi, i ndaluar në gjysmën e dytë të shekullit 20, ishte krahasuar si “Satanai i letërsisë”. Në një ese të mrekullueshme për poetin anglez, Uliam Blejk e quan Xhojsin "ndërmjetës i botës reale dhe botës së ëndrrave" …
Ajo derdhi lotë mbi Rahun 1)
Shiu mbi Rahun bie butë, butësisht bie,
Mbi tokën ku i dashuri im i shkretë shtrihet
I trishtë zëri i tij më thërret mua, thirrje e trishtë,
Si një hënë e lindur ngjyrë gri.
Dashuri, dëgjomë
Kaq butë, kaq pikëllueshëm zëri i tij kurrë s’ka qënë,
Kurrë papërgjigje, dhe i terrët shiu si tani,
Asnjëherë s’ka rënë.
Terr zemrat tona, oh dashuri, lermë të shtrihem e ngrirë
Si zemra e tij pikëllueshëm është shtrirë
Nën gjembat e hënës gri, mykut të zi
Dhe ankimeve të shiut nëpër dhëmbë.
1)Rahun (Rahoon) emër vendi në Irlandë.
Shqiperoi: Elida BUÇPAPAJ
* * *
Ra gjithë ditën
Shiu ra gjithë ditën,
Oh, eja midis pemëve të lagura.
Gjethet shtrihen të dendura mbi rrugën
E kujtimeve.
Në rrugët e kujtimeve që të ndalojmë pak
Dhe pastaj do të ndahemi.
Eja, e dashur,
Ku unë mund të të flas më intimisht.
Shqipëroi: Faslli Haliti
No comments:
Post a Comment