Thursday, June 30, 2011

Shkoder, Albania

Shkoder, Albania by rozafa2010
Shkoder, Albania, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Shkoder, Albania

Shkoder, Albania by rozafa2010
Shkoder, Albania, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Wednesday, June 8, 2011

Pogradec

Pogradec by rozafa2010
Pogradec, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Sunset...

Sunset... by rozafa2010
Sunset..., a photo by rozafa2010 on Flickr.

Parku i Tiranes

Parku i Tiranes by rozafa2010
Parku i Tiranes, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Tirana moderne

Tirana moderne by rozafa2010
Tirana moderne, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Perëndim në Tiranë

Perëndim në Tiranë by rozafa2010
Perëndim në Tiranë, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Malësore nga Thethi

Malësore nga Thethi by rozafa2010
Malësore nga Thethi, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Fisherman...

Fisherman... by rozafa2010
Fisherman..., a photo by rozafa2010 on Flickr.

Shengjin

Shengjin by rozafa2010
Shengjin, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Shengjin

Shengjin by rozafa2010
Shengjin, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Shengjin

Shengjin by rozafa2010
Shengjin, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Fusha e Zadrimes

Fusha e Zadrimes by rozafa2010
Fusha e Zadrimes, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Dajt

Dajt by rozafa2010
Dajt, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Dajt

Dajt by rozafa2010
Dajt, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Migjeni - Të fala nga fshati

 
Letër mikut Tefik nga Migjeni

(fragment...)

  Tue ndjekë shëtinë, marr drejtimin kah jugu, ka një largësi 7-8 km shof Shkodrën, të mshtjellun në një tym të kaltër. Sa dëshira të flakta ushqej për kët qytet! Dëshirat e mia janë shumë – shumë ma të sinqerta e ma të mëdhanja se dëshira që pat perëndia kurse krijoi botën. Shkodra, dashunorja e shekujve! Shkodra, Shkodra, dashunorja e qiellit të kaltër! Shkodra, Shkodra, dashunorja e maleve të hjedhta, lumenjve të cemtë e liqenit andërrtar, në të cilin – në mëngjese të kullueta – lan hijen e vet. Shkodra një atitude shprehjeje... një fjale e cila përmban gjith nostalgjinë e ditëve të fikuna. Këtu në kët largësi, ndiej damarët e saj që rrahin, rrahin e rrahin... edhe, sikur mjeku që tharpton ftyrën n’idhnim, tue pa se pulsi i dashnores seme nuk rreh siç duhet. Rreh: dy herë, një herë, pesë herë, dy herë, tetë herë, dhjetë herë, tridhet herë në sekondë! Pushon përsëri: një herë, katër herë, gjysëm herë! Tue rreshtue këto të rrahuna fshana: pse nuk jam një pontifeks maximus, një papë ose një patrik të hudhi mallkimin e plotë, t’anatemizoj sëmundjen epidemike bashkë me shkaktarin e saj! Por, me habi syt më ndjekshin një dallndyshë, e cila, për të zanë sa ma shumë miza, stërhollonte gjithfarë lëvizjesh, akrobatike tue rrëshqitë nëpër ajër, e mue më shkoi mendja se Shkodra, Ballkani, Europa, Bota mbarë asht sëmurë prej këti akrobacioni dallndyshuer. Besova se dhe kjo dallndyshë do thejë qafën në këto akrobacione, por atë e kish falë perëndia ma të shkathtë për jetë: pa psue asnjë dhimbje kreje, u ngop me miza!
  Sjellem nga perëndimi, shkas barin e njomë; e do mendime plot sarkazmë, t’idhta më turbullojnë kryet. Përqark, natyra në gjelbërim më ngjan si një koketë e burdelit, e veshun në një dekolte pikante. Liqeni me prralla të marra të “Një mijë e një natës”, malet me një heshtje qesharake, e mbi këto dielli i vjetër, dielli një mijë, pesë mijë, dhetë mijë e kushedi sa vjet i motçëm. Jo, jo, dielli, nuk pajtohem me ty, pajtohem me të që ushqej tashti asht dëshira me ju ngërdheshë, me iu dëftue gjuhën këtij dielli, që aq indiferent prendon prapa maleve.
  Nisem kah shtëpiat e fshatit, i cili asht në masmarrëveshje të plotë me qiellin. Për mbramen herë shof Shkodrën, i dëshroj “natën e mirë” dhe i dërgoj një të puthun n’ajër.
Shumë të fala
M.

Tuesday, June 7, 2011

Zoti t'dhashtë...!

Zoti t'dhashtë...! by rozafa2010
Zoti t'dhashtë...!, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Migjeni - Kanga e qytetit te huej

   Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetes qe rrohet. E jeta rrohet, keshtu thote kanga: O njeri qe vjen nga dheu i huej, hiqe melankoline, ose nostalgjine per vendin tend, nese e ke. Ze vend ne nje skaj ne kryqezimin e udheve dhe vre levizjen e terbueme, qe shkaktojne pasionet njerzore.
   - O dritat e bukura te qytetit te huej!
  - Dritat e bukura... kuq, blu, jeshile, e verdhe. Secila drite nje grishje. Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Te gjitha jane per plotesimin e deshirave tueja. U shembellejne luleve kah hyjne bletet, thithin nektarin dhe dalin te dehuna nga ambelsina e jetes. Ambelsinen, ambelsinen e jetes kerko ta gjesh se e hidhuna e jetes vjen vete. Prandaj jane dritat me ngjyra qe ta kujtojne: mos harro ta shijosh ambelsinen e jetes!
  Prandej dhe ngasin keta njerez. Prandaj vrapojne keto makina. Prandej uturijne keshtu tramet. Dhe te gjitha keto ngjajne me nje tempo te shpejte, e cila te kujton se sa e shkurter asht jeta.
  Posht, nalt, djathtas e majtas ngajne rrugat e drejta te pagabueshme si n’imagjinaten e nje inxhinieri te larëzum ne qiell(!).

Friday, June 3, 2011

Mesazhi i syve - Rozafa Shpuza





(Meditim për tim atë...)

    - Merr një letër e shkruaj! – belbëzonte me vështirësi nga krevati i ngritur pak te pjesa e kokës e ky refren përsëritej shpesh në atë dhomë të vogël pa asnjë orendi rrotull. Unë ulesha afër tij e bëhesha gati të shkruaja. Jashtë mbretëronte akullsia e atij dimri të ftohtë e të lagësht. Shiu s’pushonte e rrëketë jargaviteshin xhamave aq furishëm sa mezi të linin të dalloje se cila pjesë e ditës ishte. 
    - Ç’të shkruaj? – e pyesja lehtë, si të druhesha mos i hiqja atë imazh nga sytë e kaltër, që më depërtonin e më thoshin shumë, por që nganjëherë bëheshin aq enigmatikë sa më stepnin. Vija lapsin mbi letër e prisja me padurim ç’do të shqiptonin buzët e tij që flisnin përditë e më pak. Por ai heshtte. I fërkoja lehtë ballin si t’i lutesha që të më thoshte diçka, por sytë e kishin humbur shkëlqimin e mëparshëm e ishin drejtuar nga retë e ngarkuara që veçse shfrynin dufin e tyre.
    Përhumbesha shpesh në qetësinë e urryeshme të asaj dhome e mundohesha të kuptoja se ç’po përjetonte ai trup i ngurtë, të cilit s’i bindeshin më gjymtyrët, ç’ëndërronin sytë që e kishin humbur shumicën e kujtimeve. S’e besoja dot se si u shkapet mbi të ai fat i mbrapsht dhe e katandisi në atë gjendje, por tashmë isha e pafuqishme ta zhbëja atë që kishte ndodhur. Përpiqesha të komunikoja me të, por ngaqë e dija se s’mund të më jepte dot përgjigje, i lexoja poezi e sapo vargjet fillonin të rimonin, sytë i përloteshin e buzët më kot lëviznin për të nxjerrë ndonjë tingull. Kishte lexuar aq shumë ai burrë i urtë që rrinte i tjetërsuar pranë meje, por tani i flisnin veç sytë, se asgjë tjetër s’mund të komandonte në trupin e tij të ligështuar.
   S’kishte bërë vaki që ajo stinë të sillte aq shumë përmbytje e shiu të vazhdonte pa as më të voglin pendim për javë të tëra. Për të sprapsur sado pak monotoninë, kisha hequr fare perdet nga dritaret e grilat s’i mbyllja më, e bindur se melodia e përmallshme e shiut ishte e vetmja  që i përshtatej asaj atmosfere të ankthshme. Ndër mure kisha varur shumë fotografi, duke menduar se portretet e njerëzve të dashur do të kishin magjinë t’i sillnin ndër mend ngjarje që kujtesa e tij e sfilitur i kishte strukur diku në terr, por dyert e saj refuzonin të hapeshin e sytë i bëheshin më të ujshëm e më të turbullt.
   - Merr një letër e shkruaj! – vazhdonte të belbëzonte si në jerm e unë afrohesha me padurimin e beduinit para oazit, për të pësuar zhgënjimin e mirazhit. Kjo heshtje më frikësonte dhe krejt e çorientuar mundohesha të deshifroja mesazhin e syve. Fantazia ime e lodhur nga pagjumësia e përballja me shpresat e fikura më  kthente në kohë e më bënte përsëri një vocërrake, që rrinte në prehrin e të atit e dëgjonte atë zë të qetë t’i tregonte përralla të mrekullueshme. E vocërrakja rritej me ngrohtësinë e atij zëri pranë e bisedat rimonin si vargjet e poemave... 
   Kanë kaluar shumë kohë që atëherë. Dhomës iu shtuan orenditë e dritaret u pajisën përsëri me perde. Dimrat i zbutën inatet e shirat e ulën furinë, por jehona e refrenit të mekur që belbëzohej nga buzët e ngrira më ka mbetur në kujtesë e më pëshpëritet si mërmërimë ujëvare në ditët e mia të harrakatura. E dëgjoj tek më thotë “gëzohu” kur jam e trishtuar, “zgjohu” kur jam e përgjumur, “guxo” kur jam në mëdyshje, “dashuro” kur përtypem ta pohoj këtë ndjenjë. Sa herë nis të shkruaj për të gjitha këto, më duket sikur po deshifroj mesazhin e syve të tij, sikur po i qetësoj shpirtin e lënduar nga fati i mbrapsht, sikur po vë në vend atë amanet që ma përsëriste aq shpesh, pa zë, im atë.


3 qershor 2011

( Marrë nga libri "Kohë ikonash")

Thursday, June 2, 2011

Poezi nga Ndoc Gjetja















KUR MË JEPET E TËRA QENIA JOTE


Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza.
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.




FUNDI I PRITJES

Të shtunë piva shtatë kokrra valium
që të zgjohem vetëm të hënë,
se desha të dielën pa ty ta humb
për ta kaluar sikur s’ka qenë.
Po, ja, e hëna e shumëpritur erdhi
e vonoi të ikë gati një shekull.
Si të shpëtoj tani i shkreti
nga kjo torturë që quhet Nesër?

Dhe gjithë e marta u shtri mbi mua
si oktapod me këmbë të ngrira
ah, pres të më vijë e mërkura
të më clirohet pakëz fryma.

E mërkura më erdhi e iku
më gjeti e më la pa ty,
e enjtja zvarritej porsi kërmilli
e premtja më solli vetëm shi.

Edhe e shtuna m’u var në shpirt
si një kornizë pa pikturë,
shpresës që ti do vish një ditë
tani po i vë përsipër një gur.

KATËR QIRINJ

Një dhembshuri e thellë e një mall i heshtur
për ëndrrat e mërdhira nën pelerinë vetmie
më shtynë sonte të ndez katër qirinj të vegjël
përpara altarit të shenjtë të zemrës sime.

Të parin e ndeza për takimin tonë të parë,
të dytin e ndeza për të papërsëritshmen puthje,
të tretin e ndeza për çastet e paharruara të prehjes
në parajsën tënde të gjirit dhe të supeve.

Të katëritn e ndeza gabimisht e dashur
sepse ndoshta gabimisht u deshëm
ose ndoshta gabimisht u ndamë
pa e ditur përse nuk do të vdesim bashkë.