Wednesday, November 23, 2011

Kahlil Gibran - Dordoleci


Kahlil Gibran (1883 – 1931). Ka lindur në Bsharri, Liban. Kur ishte i ri emigroi në Amerikë ku studioi dhe filloi karrierën e tij letrare. Ai ishte kryesisht i njohur në botën anglishtfolëse për librin e tij “Profeti” 1923. Gibran është poeti i tretë më i shituri në botë, përkrah Shekspirit dhe Lao-Tzu.
 
Njëherë i thashë një dordoleci: duhet të jesh lodhur së ndenjuri në këtë fushë të vetmuar. Dhe ai më tha: kënaqësia për të trembur është e thellë dhe zgjat, dhe unë kurrë s’lodhem prej saj. I thashë unë, mbas një minute mendim: është e vërtetë; se dhe unë gjithashtu e kam njohur atë kënaqësi. Tha ai: vetëm ata që janë të mbushur me kashtë mund ta dinë. Atëherë unë e lashë atë pa e ditur në më pati ...përgëzuar a në më pati nënvlerësuar.
Një vit shkoi, gjatë të cilit dordoleci u shndërrua në filozof. Ndërsa kur kalova pranë tij përsëri pashë dy sorra që ndërtonin fole nën kapelën e tij.


No comments:

Post a Comment