Wednesday, October 17, 2012

Fshesaret - Rozafa Shpuza







Me e mbledhë vjeshtën ndër kosha më duket gjaja ma absurde që kam pa ndonjëherë. E si mundesh me e ba zap nji stinë, pa dashtë me ia ditë për topitjen e buzagazit t
ë kalimtarëve? E pra, sot nade, teksa vrapojsha me mbërritë n’orar në zyrë, u shtanga në zgrip të bordurës tue përpi me sy fshesaret që grumbullojshin me ngut gjethet e rame prej rrebeshit të çmendun të shiut.
Të qindisun prej bulëzave të ujit e me atë ngjyrën vjeshtake që të magjepste, gjethet puthnin ethshëm pllakat e trotuarit, sikur e ndjenin se ai përqafim ishte fatal, ndërkohë që rrokullima e fijeve të ashpra të shisës i merrte me yrysh para e i grumbullonte diku në qoshe, për me përfundu në theqafjen e errët të koshit.
Mendimi i parë që më erdhi ndër mend ishte se fshesaret do të jenë qeniet e vetme që e urrejnë vjeshtën...!
Fsh- fsh, - luante melodinë e merzitshme në partiturat e pucetave  fshesarja, që, si për ironi, kishte veshë një mushama të verdhë, tamam si gjethet e përbaltuna prej furisë grishëse të shisës. Shiu pikonte indiferent e çadra jeme mërmëriste nën atë valle marramendëse. Era më valëviste kindet e fustanit e manteli shumngjyrësh i gjethve endej pa pra nëpër ajrin e lagshtuem të rrugicave te parkut.
Më përqethi ai refren i përsëritun ankthshëm “fsh- fsh” e për nji çast pata frikë se tue kenë se isha ba nji me vjeshtën, do të përfundojsha edhe unë në atë kosh bashkë me gjethet e heshtun.
I buzëqesha me pahir fshesares e shpejtova tue mbajtë ekuilibër në bordurën e shtrueme me vjeshtë...

 Tetor 2012

Tuesday, October 16, 2012

Taraboshi

Taraboshi by rozafa2010
Taraboshi, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Idhuj pa krena

Idhuj pa krena by rozafa2010
Idhuj pa krena, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Vetem

Vetem by rozafa2010
Vetem, a photo by rozafa2010 on Flickr.

Kumont e lagjes teme

Kumont e lagjes teme by rozafa2010
Kumont e lagjes teme, a photo by rozafa2010 on Flickr.