Wednesday, December 19, 2012
Sunday, December 16, 2012
Monologu i guackës së detit
Pejzat e shpirtit
m’u tendosën ndër brigjet e njelma të flirteve tueja. Cipa e buzëve m’u
plasarit prej pritjesh t'etuna për puthje spirancash. Krahët m’u mpinë, ashtu
të zgjatun kah pafundësia jote harbuese. Sytë m’u mjegulluen prej thellsisë s'epshueme të honeve tueja të mistershme...
E në këtë mriz
ndjesish përvëluese, fati më përzgjodhi me kenë dashnorja jote e përjetshme.
Nën pushtetin tand magjepsem, anipse e di mirë se kam me u shkapetë prej
tallazesh e me u harrue nën barqe orgazmash t'shkumueme. Jam e pazoja me
dalë prej kësaj vorbulle, që më çon herë nalt mbi tehe dallgësh e herë më fundos, tue më shkapetë në krahanorin tand të trazuem...
Përqafimi jot
asht fatal. Ai më mbërthen ethshëm e më ban me harrue mërmërimën monotone të
valëve...
- Mmmmm - s'prajnë tue peshpëritë valët e ti bahesh për mu i vetmi far në kaltrimin kryeneç. Ti përpin tana rrahjet e zemres, dëshirën e çmendun me provue skaje ndjesish…, por tamam në këtë zenit kënaqësiet, kur ndjej se ti je veç i jemi, kur kam hapë krahët e jam krejt e sigurt se ky shtërngim ka me zgjatë përgjithmonë, ti tërhiqesh, bahesh i largët, krijon nji brez të valëzuem në ranishte e arkapija e komunikimit tonë zhbahet...
- Mmmmm - s'prajnë tue peshpëritë valët e ti bahesh për mu i vetmi far në kaltrimin kryeneç. Ti përpin tana rrahjet e zemres, dëshirën e çmendun me provue skaje ndjesish…, por tamam në këtë zenit kënaqësiet, kur ndjej se ti je veç i jemi, kur kam hapë krahët e jam krejt e sigurt se ky shtërngim ka me zgjatë përgjithmonë, ti tërhiqesh, bahesh i largët, krijon nji brez të valëzuem në ranishte e arkapija e komunikimit tonë zhbahet...
Hana rreket me
m’ledhatu me rreze tinzare, por buzëqeshja më ka mbetë e ndryeme ndër buzët pagojce, si melodi sirenash andrrimtare. Njashtu e cfilitun, me trup të vijëzuem
prej dyzimit dashni-urrejtje, pres baticën e re me shpresë se puthja e fundit
nuk më ka stivue ndër fosilet e harresës me mbishkrime ranishtesh shterpe.
Rozafa Shpuza
Saturday, December 8, 2012
Shpirti i nji qyteti me shi
Shi, shi e prap shi... Pellgje që përmbyten prej melankolisë,
strehë që pikojnë mall, gjeth që rreken me mblu lakuriqësinë e parqeve të
braktisun, hapa që lagen prej naivitetit të rrugicave biramele, çadra që përkunden
nën ritmin e kalimtarëve të rrallë, foto albumesh të zverdhun ndër mote, zjerm
e gështenja që gërsasin si me dashtë me të kthye në kohë...
- Mirë
se të gjeta, qyteti im!
Ai më përgjigjet me vikatjen e nji bubullime që shkapetet
ndër xhamat e dritareve e kthehet prap për me u ba nji me zigzaken e zjarrtë që
përshkon hapësinën. Qyteti asht mësu me këto flirte qiellore e laget tue ba
sehir, ashtu i qetë e hirplotë.
Mbas
shiut, askush s’e ven re avullin që ngutet me rrokë retë, teksa rrezet joshëse
të diellit perkëdhelin me gishta të brishtë gjokset e limuta të pellgjeve buzë
bordurave delikate. Fëmijët i përshkojnë
tërthor këto pellgje tue i shkapërcy me hapa lozonjar. Diku, mbas mureve të
nalta të oborreve, teshat e nderuna në tel përkunden prej erës së ftohtë që
fryn prej Cukalit.
Prej
nënhatllash ndihet përplasja e krahëve të pëllumbave, që, tue gugatë, nisen me vizatu
nji vorbull bardhoshe në ajrin e lagështuem, e mjegulla hapërdahet befas. Edhe
tjegullat e stivueme përsosmënisht avullojnë e mirazhi që shëtit mbi to kapërthehet
me tymin e oxhakëve që vetmojnë si krijesa mitike.
Grilat kurioze çilin
sytë jeshile e rrugët
e qytetit gjallnohen, por askush s’ia ven re peshën mbi supet e lodhun, askush s’ia
ndjen dihatjen që i përngjet frymëmarrjes që gufon krahnorët e dashnorëve para
puthjes së parë, askush nuk ia përkëdhel britmat e shpirtit, anipse secili
asht nji pore në lëkurën e tij të mplakun...
Naten ka me piklu prap shi. Gjithçka ka u perserite si ne ritualet e legjendave e shpirti i ketij qyteti te moçem ka me u riperteri tue rrezatu miresi e mister.
Naten ka me piklu prap shi. Gjithçka ka u perserite si ne ritualet e legjendave e shpirti i ketij qyteti te moçem ka me u riperteri tue rrezatu miresi e mister.
Rozafa Shpuza
Subscribe to:
Posts (Atom)