© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved.
Itali 2014
Interviste e ATSH gjate vizites se tij ne Shqiperi ne vitin 1996
Sabato - Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar...
(Me
prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm me
Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re grindavece nuk harroi të
tregonte se në studion e tij kishte një gravurë veneciane te heroit të
madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në fakt kishin
kaluar disa muaj që ai kishte pohuar se do të vinte në Shqipëri për të
marrë këtë çmim dhe që atëhere e kishte konsideruar këtë vizitë në
Shqipëri “një rikthim të lumtur tek stërgjyshërit e mi’. “Unë e admiroj
popullin shqiptar për qëndresën e tij në shekuj)
Gazetari - Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit
sot? Bëhej fjalë për personazhe që Atë e bënë të njohur në të gjithë
botën me librat që ai shkroi si “Tunel”, “Alejandra” dhe “Ëngjëlli i
errësirrës”.
SABATO - Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës
sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e
mirësisë, e së keqes, e ateizmit, e besimit, e bujarisë, e egoizmit, e
mirësisë, e frikës dhe e trimërisë.
-Çfarë ju shtyn kur shkruani ?
-Instikti
-Asnjëherë arsyeja ?
-Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave dhe
fabrikimit të aparateve . Shpirti i qënieve njerëzore në thellësinë e
tij nuk është për gjëra të tilla.
Estet dhe filozof, kur ka shkruar
shumë esse e kritikë mbi artin në përgjithësi dhe proçesin krijues,
Sabato tha paskësaj se përpara personazheve të tij ndihej si përpara
qënieve me mish dhe me kocka dhe se e gjitha ishte një shprehje paksa e
vështirë për t’u shpjeguar.
-Matilde është gruaja e vetme e jetës suaj apo keni patur edhe dashuri të tjera ?
-Kam patur edhe dashuri të tjera si çdo qënie njerëzore. Disa më të
forta se të tjerat. E çfarë ? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qënë
poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet tendenca
natyrale e qënies njerëzore .
...
SABATO - Kur mora vesh se po
qëndroja në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkova menjëherë të më
largonin që aty, nuk mund të qëndroja në atë tmerr. Unë nuk kam ardhur
në Shqipëri pikërisht prej kësaj diktature “, u shpreh ai.
Shkoder, 7 qershor 2014
© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved