Wednesday, June 25, 2014

Ernesto Sabato (June 24, 1911 – April 30, 2011)


Interviste e ATSH gjate vizites se tij ne Shqiperi ne vitin 1996

Sabato - Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar...

(Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barazvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re grindavece nuk harroi të tregonte se në studion e tij kishte një gravurë veneciane te heroit të madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në fakt kishin kaluar disa muaj që ai kishte pohuar se do të vinte në Shqipëri për të marrë këtë çmim dhe që atëhere e kishte konsideruar këtë vizitë në Shqipëri “një rikthim të lumtur tek stërgjyshërit e mi’. “Unë e admiroj popullin shqiptar për qëndresën e tij në shekuj)


Gazetari - Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit sot? Bëhej fjalë për personazhe që Atë e bënë të njohur në të gjithë botën me librat që ai shkroi si “Tunel”, “Alejandra” dhe “Ëngjëlli i errësirrës”.

 SABATO - Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e mirësisë, e së keqes, e ateizmit, e besimit, e bujarisë, e egoizmit, e mirësisë, e frikës dhe e trimërisë.
-Çfarë ju shtyn kur shkruani ?
-Instikti
-Asnjëherë arsyeja ?
-Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave dhe fabrikimit të aparateve . Shpirti i qënieve njerëzore në thellësinë e tij nuk është për gjëra të tilla.
Estet dhe filozof, kur ka shkruar shumë esse e kritikë mbi artin në përgjithësi dhe proçesin krijues, Sabato tha paskësaj se përpara personazheve të tij ndihej si përpara qënieve me mish dhe me kocka dhe se e gjitha ishte një shprehje paksa e vështirë për t’u shpjeguar.

-Matilde është gruaja e vetme e jetës suaj apo keni patur edhe dashuri të tjera ?

-Kam patur edhe dashuri të tjera si çdo qënie njerëzore. Disa më të forta se të tjerat. E çfarë ? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qënë poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet tendenca natyrale e qënies njerëzore .
...
SABATO - Kur mora vesh se po qëndroja në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkova menjëherë të më largonin që aty,  nuk mund të qëndroja në atë tmerr. Unë nuk kam ardhur në Shqipëri pikërisht prej kësaj diktature “, u shpreh ai.


No comments:

Post a Comment