Balta
endacake e Lanës pret tërthor bulevardin zhurmëmadh.
- Fffu...fffu - lëpin ethshëm brinjet e lëmyshkuna që e
shtërngojnë si hinkë makthesh. Në bark ka përpie mllefin e periferive, prandaj
nget e nget pa e kthye kryet, me shpresë se kësaj here ka me i pshtue
përdhunimit e s’ka me u mbarsë rishtas.
Era asht gati me e zhgulë e me e vërvitë në ket shtrat
mëkatar teneqen, ku feksin indiferente shkronjat e destinueme me kujtue nji shpirt të bamë zhari në turre drush.
Bash njaty, bri vringëllimit cingërits të “Zhan d’Arkut”, zhbirilojnë terrin e kuqluem
prej semaforit dy sy të mshehun nen nji shall mavi,thakët e të cilit varen si jele
dhimbjesh.
Mbi xhamat e makines, ndalun njitë me majat e gishtave te saj, pasqyrohet hukama e nates. Nji dorë zgjatet heshtaz. Retinat, permbytun kujtimesh t'ithta, luten... teksa buzët kanë ba qull palat e shallit qe rreken me ia vjedhe fjalet e pathana...
Saora, jeshilja e ban me mbledhë grushtin bosh. Si
për inat, teneqja mbi krye gërset edhe ma mnershëm.
Nuk e njef Zhan d’Arkun, por
ndihet mirë që ajo i ban shoqni n’kët natë me fishkëllima të kithëta
teneqesh...
R. Shpuza