Ndër poret e gjethve
vizllojnë inxhitë e vesës
të papërlyeme prej llurbës
së moteve.
Nadja pulit qerpikët
mbarsë me andrra tinëzare
e nji puhizë e bardhë
davarit mjegullën e nderun
pullazesh.
Diku çilet nji arkapi
endun thuprash të thata
e maza e tamblit gufon
prej kënaqësisë
në kusinë dyrrfanshe.
Minaret e kumbonat
rimojnë refrene të moçme
tue miklue
shpirtin e gjithkujt,
e Shkodra i uron
nadja e mirë
rrugicave të kapërthyeme
me reze t’randa dyersh.
(nga libri ANIPSE - Rozafa Shpuza )
No comments:
Post a Comment