Deshta nji vashë
Në shtëpinë e vogël rrethue në shimshir,
në shtëpinë e vogël me lule në shkallë.
Fluturova si bleta në rrezet e para në ajr
mbi flatrat e ndjenjës.
Zemra m’u dridh e dora
si thimthat e bletës zoge
në gjinin e lules, në aroma,
kur pin nektar.
Desha nji vashë me gjakun e ndezun të
Jugut,
me butsinë e frymës teme në muzg
kur gjoksi binte në pagjë.
Tash, i vetëm zani i kullutë i saj n’për
shtëpi
më duket se më kumbon në veshë
ndojherë,
nji melodi e dashun dikur - në rini.
Nji ditë e ka edhe korbi
Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai s´dinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.
Kthimi i vjeshtes
Ngriten prej kodrave balonat e larme,
zotat ulen në lumej.
Këtë verë shfletsova rêt e bilurta
e fletët e tyne m´u shprishen ndër duer.
Ti je endé e vetmja flakë
e vojgurtë në rrasë që jeton në mue.
Korrilat e qiellës janë nisë për Jug :
kambët e mija s´i ndiej npër dhé
në vrap mbas fijeve të mëndashta
që paralajmojnë stinat.
Mimozat
Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.
Mimozat erdhen tue pru me vehte
ngjyren e ditve te blera,
afshin e zemrave qe rriten nga nji fije
per dite, pershperitjet e egra e te lehta
te atyne qe shkelen ne prakun e jetes
me kambe te dyshimta, me frige.
Me duer tona te vrashta,
te zanuna me sende tjera,
s'kemi si me u perkite
dhe aroma juej humb ne eren e luleve
te mbytuna ne parzmet e grave vjeshtore.
Lule mimozash, bartse kujtimesh,
mes stinve e te pa stine
na s'kthejme kurr ma te ju.
Simjet per te paren here
mimozat ne doren e nji vashe i pashe
qetsisht tue marrun fryme si ne dege.
Mosperfillje
Mbas mesnate hana derdhi rrezet
prej majes së shkambit deri në lumë.
Mbasi që u ngi me gjumë
këndon qokthi ndër rreze:
sytë, dy pika uji, ndrisnin dhe kanga
pikon në luginë, në terr.
Dikush buzë lumit n’agim gjeti
sqepin e thyem të qokthit e tha:
dam! Kqyre këtë tingull që ra
e plasi në gurë.
No comments:
Post a Comment