© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved.
Itali 2014 
 
 
 
            
        
          
        
          
        
Interviste e ATSH gjate vizites se tij ne Shqiperi ne vitin 1996
 Sabato - Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar... 
(Me
 prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar  si i barazvlefshëm me 
Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re grindavece nuk harroi të 
tregonte se në studion  e tij kishte një gravurë veneciane te heroit të 
madh të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeut.
 Në fakt kishin 
kaluar disa muaj  që ai kishte pohuar se do të vinte në Shqipëri për të 
marrë këtë çmim dhe që atëhere e kishte konsideruar këtë vizitë në 
Shqipëri “një rikthim të lumtur tek stërgjyshërit e mi’. “Unë e admiroj 
popullin shqiptar për qëndresën  e tij në shekuj)
 Gazetari - Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit
 sot? Bëhej fjalë për personazhe që Atë e bënë të njohur në të gjithë 
botën me librat që ai shkroi  si “Tunel”, “Alejandra” dhe “Ëngjëlli i 
errësirrës”.
 SABATO - Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës 
sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e 
mirësisë, e së keqes, e ateizmit, e besimit, e bujarisë, e egoizmit, e 
mirësisë, e frikës dhe e trimërisë.
 -Çfarë ju shtyn kur shkruani ?
 -Instikti
 -Asnjëherë arsyeja ?
 -Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave dhe 
fabrikimit të aparateve . Shpirti i qënieve njerëzore në thellësinë e 
tij nuk është për gjëra të tilla.
 Estet dhe filozof, kur  ka shkruar
 shumë esse e kritikë mbi artin në përgjithësi dhe proçesin krijues, 
Sabato tha paskësaj se përpara personazheve të tij ndihej si përpara 
qënieve me mish dhe me kocka  dhe se e gjitha ishte një shprehje paksa e
 vështirë për t’u shpjeguar.
 -Matilde është gruaja e vetme e jetës suaj apo keni patur edhe dashuri të tjera ?
 -Kam patur edhe dashuri të tjera si çdo qënie njerëzore. Disa më të 
forta se të tjerat. E çfarë ? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qënë 
poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet tendenca 
natyrale e qënies njerëzore .
...
 SABATO - Kur mora vesh se po 
qëndroja në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkova menjëherë të më 
largonin që aty,  nuk mund të qëndroja në atë tmerr. Unë nuk kam ardhur 
në Shqipëri pikërisht prej kësaj diktature “, u shpreh ai.
 
 
 
            
        
          
        
          
        
Shkoder, 7 qershor 2014
© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved