Friday, December 19, 2014

Ndjesi Shkodre nr.14





Fappp- fappp ...
Rrahë brymen e nades nji pirajkë, që rreket me rindezë kuqlimin e bjerrun të qylymit, birue aty-këtu prej tejet.
Fappp – fappp...
E teli ku asht varë qylymi kolovitet tue i dredhue goditjes së radhës, teksa fiku, përqafun prej telit si gishti me unazën e hollueme t’marteses, rrahë shuplakë gjethesh, të cilat mbasi bajnë fluturimin e mbramë, stivohen  ngeshëm mbi bordurat e lyeme me gëlqere.
E diela ka hedhë krahëve nji shall mjegulle që t’len me dallue veç majen e skuqun të hundës.
Asht dhetor, e bashkë me kalendarin e grinosun prej tymit të shporetit, fashiten edhe vraga ndjesish, pengje ditësh që u theqafën me rrapullima të trishta.
Fappp – fappp...
E thakët e qylymit krehin kindat e kujtimeve, davaritun tasheparë n’qasje të tekave mjegullnore. Dhetori hukatë tue stivue shpërgaj ndjesish e ndry ndër sepete mallin pagojc. Veç nji kaçamill kujtohet me i diftue stacionet e  rrugëtimit të tij, tue derdhë argjent mbi murin e mbarsun me myshqe të moçme... 

Rozafa Shpuza

Monday, December 15, 2014

Pogradec - Album fotografik






















Dhjetor 2014
© Rozafa Shpuza-All Rights Reserved

Monday, December 1, 2014