Wednesday, November 10, 2010

Ndoc Gjetja (9 mars 1944 - 7 qershor 2010)

DASHURISË

O Perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull- femër
Bëj ç'të duash me veten time
jam instrumenti yt i vjetër.

Në jetë më solle kaq shumë dhimbje
dhe shqetësime pambarim
po s'jam ankuar kundër teje
as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem
gjersa në botë të jem i gjallë
nën pushtetin tënd të perbotshëm
me pëlqen të jem një skllav

Ma ktheve gjuhën në përçartje
më bëre plak me shpirt fëmije
herë më hodhe qefinin krahëve
herë më ngrite gjer në yje.

Me hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në balte, më hidh në hon!
Veç te lutem mos më ler
ne atë vend ku ti mungon.


LOJE DASHURIE
Ti je mbreteresha dhe unë jam mbreti
E ngjitëm fronin me anë të puthjes.
S'pushtuam askënd veç njeri- tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes
Ne s'kemi nevojë për kushtetutë
në marredhëniet tona sundon kaosi
nën cipën e hollë të mirsjelljes së butë
tani bën ligjin vetëm Erosi.

Nuk di deri kur do mbahet në këmbë
mbreteria jonë në çrregullim të plotë
por çasti i rënies s'do jetë i rendë
do biesh mbi mua që jam shtrirë poshtë.



NJE HESHTJE E BUKUR

Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
si për shembull fytyra e gruas
në orët e vona të natës
kur e pagjumë numëron me vete
ditët e fundit të barrës.

Ec e thuaj po munde këtë heshtje
ti muzikant me nota
ti piktor me ngjyra
ti poet me vjersha
dhe ti, aktore e famshme,
me gjeste dhe fjalë!

Për ta thënë duhet të jesh
nje grua shtatzanë
domethënë
dyfish e gjallë.




Kur fillova nga pak të vdisja


Kur fillova nga pak të vdisja
mbaj mend, ka qenë e enjte
Vetëm ty pranë të kisha
rrije në këmbë dhe heshtje.

Në sytë e tu binte borë,
në fytyrë të fryu Veriu,
Unë te brinjët vura dorën
ndieva zemrën që mërdhiu.

Mbaj mend si e hape derën
si e tërhoqe pas dhe ike,
Në palcë të ëndrrës ndieva therrje
që më vonë m’u bë kronike.






No comments:

Post a Comment