Friday, April 15, 2011

Faik Konica (15 mars 1875 – 15 dhjetor 1942)




Bora

Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me vëren. Vjeshta e trishtimeshëm erdhi e iku. Tani, po hyn dimëri, edhe qiellin e kane mbuluar re të qetta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zuri të bjerë bora…
Prapa qelqeve te dritores, po shikonj. Nga dale nga dale, si kur ka frike te ndëgjohet, bora fluturon flokë flokë e shrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon te ndreqe e të zbukuronjë: Dy cupa te vockela shkojnë, e, në leshërat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafile të ergjenda. Djelmtë qeshin, hidhen, lozin, e lëftojne me topa. Zoqtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thrime buke! Si ne vere, gjithë bota janë veshur në të bardha.
Flokë flokë, nga dale, po bie bora…



Në liqen

Fletet, te thata e te verdha, kane rene, nga lisat e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari ne një pasqyrë të vjetër. As erë, as zë zogu. Një pushim i trishtimeshëm. Vetëm, lark së largu, ushtimi i capeve të ndonjë ënderimtari… Remat, herë herë, e në një hop që të dyja, i bien ujës: qarke happen, që venë duke u-tmadhuar e duke shtyrë fletët: suli shket duke u-shuluar. Edhe nata po bie. Përtej, u-ndes një drite, që rrenjen në një copë të liqenit…



Anes liqenit

Nata po afërohet. Drita e ditës tretet dale nga dale; e, mbi tjegullatë shtëpive, mbi drasat e rrugëve, mbi fletët e pemëve, mbi trupet e epeta e cupave qi shkojnë, një ngjyre manushaqie – një ngjyrë gushë pëllumbi, si thonë ne ca male t’ona, - shtrihet, e i mpshtjell. Mbasandaj, pake nga pake manushaqet çfletohen. Hijet bëhen më të dendura, më të zeza. Njeri mbas tjatërit, yjte cpojnë qiellin, e piëelojnë drite. Nata u afërua. Nata erdhi.
E kur afërohet nata, kur vjen nata, me pelqen te vete te rri anes liqenit. S’eshte si liqeni i Ohrit, me ujera te kulluara si te nje rrekeje, si liqeni i Janines, qi shkelqen si një fushë e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrës, det i vogël i rrahur tej e këtej me lundra të motshme sa Shkodra e në anë të cilit gjallojnë malësore të rreptë. Është një liqen nuke m’i math se një kopësht, ne mes te një pylli te punuar, liqeni i ndyre e i bukur, - i ndyre e i bukur, - i ndyre se uja i qelbet, i bukur se pemët qe e rrethojnë mvarin degët e tyre gjer mbi faqe te tij, edhe mbi faqe te tij hëna ndrit e lot. Ne pushim te natës bretkosat kendojnë. Herë herë, një peshk, e një tjatër, shume pishq, tingillojnë ujën. Uja persëri pushon, e fle. Po një ere e ngadalte (oh shum’ e ngadaltë!) unjet mbi liqen e i zhubravit faqen.

1 comment:

  1. Per ke liqen e ka fjalen Konica ne tregimin "Anes liqenit"

    ReplyDelete