Thursday, November 20, 2014

Teka semaforesh





Balta endacake e Lanës pret tërthor bulevardin zhurmëmadh.
- Fffu...fffu - lëpin ethsh
ëm brinjet e lëmyshkuna që e shtërngojnë si hinkë makthesh. Në bark ka përpie mllefin e periferive, prandaj nget e nget pa e kthye kryet, me shpresë se kësaj here ka me i pshtue përdhunimit e s’ka me u mbarsë rishtas.
Era asht gati me e zhgulë e me e vërvitë në ket shtrat mëkatar teneqen, ku feks
in indiferente shkronjat e destinueme me kujtue nji shpirt të bamë zhari në turre drush

Bash njaty, bri vringëllimit cingërits të “Zhan d’Arkut”, zhbirilojnë terrin e kuqluem prej semaforit dy sy të mshehun  nen nji shall mavi,thakët e të cilit varen si jele dhimbjesh.
Mbi xhamat e makines,
ndalun njitë me majat e gishtave te saj,  pasqyrohet hukama e nates. Nji dorë zgjatet heshtaz. Retinat, permbytun  kujtimesh  t'ithta, luten...  teksa buzët
kanë ba qull palat e shallit qe rreken me ia vjedhe fjalet e pathana...
Saora, jeshilja e ban me mbledhë grushtin bosh. Si për inat, teneqja mbi krye gërset edhe ma mnersh
ëm. 

Nuk e njef Zhan d’Arkun, por ndihet mirë që ajo i ban shoqni n’kët natë me fishkëllima të kithëta teneqesh... 

R. Shpuza

No comments:

Post a Comment